Kodak nxjerr aparatin fotografik me “memorie njohëse”

Picture
Aparati fotografik i ri digjital Slice i Kodak ka si veçori një funksion kërkimi që njeh fytyrat e njerëzve kështu që nuk do të harroni kurrë se kur e keni takuar dikë.

Slice gjithashtu mund t’i vendosë në rregull fotot sipas vendit ku janë marrë, datën e shkrepjes, rasti që u është shënuar, dhe njerëzit që ishin atje në atë kohë.

Kodak tha se mundësia e aparatit për të njohur fytyrat e miqve do të thotë se ato çaste “që ju nuk mund t’u vini një shënim sipër” gjenden lehtë si të ishin të pamundura për t’u harruar.”

“Ne e dimë që konsumatorët duan mundësinë për të ndarë kujtimet e jetës në një moment të caktuar”, tha John Blake, një menaxher i përgjithshëm i Kodak. “Fuqia e ndarjes dhe rijetimit të momenteve të jetës çuan në zhvillimin e Slice. Ai mundëson leje hyrjeje të menjëhershme te të gjitha momentet tuaja Kodak, dhe është mu në gishtat tuaj.”

Aparati fotografik mund të njohë deri në pesë fytyra në një fotografi të vetme, dhe përdoruesit mund të “etiketojnë” deri në 20 njerëz në mënyrë që Slice të njohë automatikisht miqtë dhe familjen.

Slice 14-megapikselë mund të ruajë deri në 5.000 foto në memorien e tij të brendshme 2GB, dhe mund të xhirojë gjithashtu video me cilësi HD. Përdoruesit mund të ngarkojnë fotot e tyre në ueb apo t’i ndajnë ato me të tjerët në faqe si Facebook, Flickr apo YouTube duke përdorur veçorinë ngarkuese të inkorporuar të Slice , e cila kryen funksionin e marrjes së fotove “në linjë”.

Aparati fotografik del në shitje në Prill, dhe pritet të kushtojë rreth 300 £.

Alarmet e makinave, “copa teknologjike më acaruese"

Picture
Alarmet e makinave janë votuar si copa teknologjike më acaruese e shpikur ndonjëherë, sipas sondazhit. Sirenat klithëse, të cilat shpesh fillojnë në mes të natës, mundin orën tmerruese me rërë e cila shfaqet në ekranet e kompjuterit kur ngarkohet informacioni. Kompjuterët në përgjithësi erdhën të tretët në sondazhin e 5,000 vetave, ndërsa kamerat e shpejtësisë të katërtat.

Sistemet e automatizuar telefonikë jo logjikë dhe jo ndihmues, të cilët i lënë britanikët konfuzë dhe i dërgojnë ata përqark nëpër rrathë, vijnë të pestët.

Një zëdhënës për faqen ricikluese ueb të telefonave mobilë www.PhonePiggyBank.com tha: “Alarmet e makinave mund të jenë vdekje për jetët e shumë njerëzve – duke i zgjuar ata, apo duke i ndaluar së dremituri natën.

“Por tmerri i gjithkujt që shikon orën e rërës të dalë në ekranin e tyre të PC, normalisht do të thotë se do të prisni shumë gjatë.

“Dhe dështimi i kompjuterëve, zëri tmerrues “bong” i Windows dhe printerët tekanjozë vërtetojnë se sa shumë kompjuterë të mallkuar ka në jetët tona.

“Zilet e reja të dyerve janë shumë të këqija dhe të zgjohesh nga zilja e orës nuk është kurrë argëtim.

“Pavarësisht sesa shumë na acarojnë, të gjitha janë projektuar për të na e bërë më të lehtë jetën, sado acaruese të jenë.”

Kërkimi gjeti gjithashtu se ne inatosemi nga teknologjia të paktën katër herë në ditë, me një inat tipik shfryrës dhe rënkues që zgjat gjashtë minuta.

Dhe 68 për qind e atyre tipave të marrë në sondazh inatosen më lehtë se femrat.

Por dy të tretët e urrenin faktin se mund të jetonin pa teknologjinë e tyre të tërbuar.

20 SHPIKJET TEKNOLOGJIKE MË ACARUESE
1. Alarmet e makinave
2. Ora me rërë që shfaqet në ekranin e kompjuterit
3. Dështimi apo “crash” i kompjuterit
4. Kamerat/radarët e shpejtësisë
5. Sistemet e automatizuar telefonikë
6. Zilet e reja të dyerve
7. Kapërcimi apo “skip” i CD
8. Zëri ‘bong’ në Windows kur nuk mund të bëni ndonjë gjë
9. Kufjet e parehatshme
10. Printerët
11. Përgjigjet “Jashtë Zyre”
12. Mesazhet tekst të parashikueshëm
13. Paralajmërimet zanore të marshit të mbrapmë në automjet
14. Ora me zile/alarm
15. Miu apo “mouse” me rrotë
16. Lundruesit/drejtuesit satelitorë
17. Dritat e sigurisë
18. Alarmet e shtëpisë
19. Televizori ndërveprues
20. Ndijuesit e parkimit të makinës

Rezultatet mahnitëse të celularit, kësaj here për mirë

Picture
Një studim i realizuar në SHBA mbi minjtë, vërtetoi se telefonët celularë mund të parandalojnë disa ndikime të sëmundjes Alzheimer. Një grup shkencëtarësh të kryesisë Gary Arendash në universitetin e Floridës Jugore vërtetoi se një grup minjsh të cilët kishin pasur ndryshime gjenetike në trajtën e sëmundjes së Alzheimerit pasi qëndruan për një kohë të gjatë nën efektin e dallgëve elektro magnetike të telefonit celular treguan të njëjtin sukses me minjtë e shëndoshë nëpërmjet testeve që kontrolluan aftësinë e kujtesës dhe të menduarit. 

Studiuesit i mbajtën minjtë për një periudhë shtatë–nëntë mujore çdo ditë nën efektin e dallgëve elektromagnetike të cilat mund t’i marrë një person normal duke folur dy orë në ditë me celular dhe pas kësaj kohe vëzhguan ndalimin e mbledhjes së proteinës beta amiloid e cila është një nga veçoritë e theksuara të sëmundjes Alzheimer.

Pas diskutimeve të zhvilluara rreth temës së ndikimit të celularëve në kancerin e trurit, përftuesi i rezultateve mahnitëse, drejtuesi i ekipit të studimit, Arendash, theksoi se për të arritur rezultate më të shpejta, për t’i praktikuar dhe për të vendosur eksperimentimin apo jo tek njerëzit, janë duke zhvilluar eksperimente më të hollësishme. 

Një nga pjesëtarët e ekipit të studimit Chuanhai Cao pohoi se studimi është një argument ose provë e cila tregon se përdorimi i tepërt i celularëve nuk dëmton trurin. 

Studiuesit theksojnë se rreth sëmundjes se Alzheimerit e cila nuk ka një mënyrë kurimi të përcaktuar, shumë metoda të cilat kanë pasur ndikim tek minjtë nuk japin të njëjtat rezultate tek njerëzit.