Dhjetë asortimentet më të mira dietike

Picture
Nëse bëni kujdes ndaj ushqimeve që konsumoni përqendrohuni tek ushqimet me kalori të pakta dhe veti të forta ushqyese. Sepse të ngrënit e pakët gjatë një diete nuk do të thotë të mos shijosh gjithë ushqimet për të cilat ka nevojë dieta juaj. Në një lajm të dhënë në adresën Ehow.com paraqiten 10 ushqimet të cilat mund t’ia shtoni dietës suaj për të arritur një rezultat sa më të mirë:

Yndyrnat: vaji i ullirit i përdorur në gjellë në vend të margarinës dhe gjalpit ndihmon në plotësimin e dietës me acidë yndyrorë të pangopur. Ky vaj duke ulur nivelin e kolesterolit të keq, gjithashtu ju ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe paralizës.
 
Molla dhe dardha: molla përmban pektinë. Në një studim të bërë në universitetin Georgia në vitin 2007, u konstatua se pektina lufton kancerin e prostatës. Dobitë tjera të pektinës janë: ndikon në qelizat kanceroze të kolonës, ul nivelin e glukozit dhe kolesterolit. Kombinimi mollë me dardhë është një burim i përsosur fibrash nëpërmjet të cilave mund të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. 

Luleshtrydhe: kontrolli i një porcioni me luleshtrydhe të pasura me fibra dhe antioksidues është i lehtë, ajo është si një lloj ushqimi i lehtë në vend të ëmbëlsirave. 

Avogado: përveç përmbajtjes së vajrave të pangopur është një burim vitamine B, E dhe potasiumi. Me formën dhe shijen e tij si të kremit përdoret tek sanduiçët në vend të majonezës. Nëse avogadon e konsumoni bashkë me domate apo karota të pasura me antioksidues, ndihmoni trupin tuaj në forcimin e aftësisë së përthithjes së antioksiduesve. 

Veza: veza e cila ka vetëm 75 kalori përmban proteina të një niveli të lartë dhe veçori të shumta ushqyese. Një nga këta është dhe kolin i cili është shumë i rëndësishëm për funksionet e trurit. Përdorja e vezës në shumë drejtime e bën atë të preferueshme për çdo gjellë. Vezën mund ta konsumoni në mëngjes si omletë, të zier, mund ta grini në sallatë ose mund ta hani në darkë si omletë italiane (frittata).

Speci i kuq: përkrah shijes së mprehtë me përbërësit e tij siguron një mbështetje të ngrohtë të metabolizmit. 
Peshk salmon: ky lloj peshku i pasur me omega -3 siguron acidet yndyrorë të cilët nuk mund t’i prodhojë trupi juaj. Acidët yndyrorë duke ndihmuar në shëndetin e funksioneve të trurit ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe paralizës. Acidët yndyrorë omega-3 në të njëjtën kohë ndihmojnë në parandalimin e faktorëve rrezikues të infeksioneve dhe kancerit të kyçeve. 

Të thatat me lëvozhgë dhe farat: Lajthitë ulin nivelin e përgjithshëm të kolesterolit. Ndërsa bajamja ndihmon në uljen e kolesterolit, parandalon sëmundjet e zemrës dhe përmban vitaminën B17 e cila ka veçori luftuese ndaj kancerit. Arra rregullon funksionet e enëve të gjakut. Farat e kungullit janë të dobishme për prostatin dhe zhvillojnë dendësinë e kockave tek meshkujt.

Çokollata Bitter: çokollata bitter e pasur me antioksidues dhe e cila përmban një antidepresiv natyral, serotoninën, në të njëjtën kohë është një burim i mire endorfine ( hormoni i lumturisë). Liron enët e gjakut dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Por mos harroni të konsumoni pak në porcionet tuaja.
 
Drithërat: karbohidratet e përziera ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit. Si një burim i mire fibrash kanë veçori mbrojtëse ndaj kancerit të stomakut dhe kolonës.

Universiteti Harvard: Gripi i derrit, ekzagjerim

Picture
Duke analizuar vdekjet e shkaktuara nga gripi i derrit mes muajve Prill-Nëntor 2009 në SHBA, specialistët e universitetit të Harvardit pohuan se gripi i derrit nuk ndryshon shumë nga gripi sezonal dhe rreziku i vdekshmërisë është më i ulët. “Paniku u hiperbolizua. Shihet qartë që kjo sëmundje nuk është e rrezikshme”, u shprehën shkencëtarët. Studimet e fundit të bëra rreth gripit të derrit i cili hapi diskutime të mëdha në botë që nga pranvera e vitit 2009 sollën diskutimin rreth gripit në majat më të larta. Një studim i bërë nga Medical Research Cuncil anglez dhe një nga institucionet arsimore më prestigjioze të botës universiteti Harvard theksoi se gripi i derrit nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga gripi sezonal që kap me miliona njerëz çdo vit , madje u vërtetua se veçoria vdekjeprurëse e tij është më e ulët se e gripit sezonal. “Sikur t’i kishim parë më herët këta rezultate nuk do të bëhej fjalë marrja e masave paraprake dhe organizimi i një sistemi shpërndarës të vaksinave në të gjithë botën”, u shprehën shkencëtarët pasi panë rezultatet e fundit të studimit . Ndërsa televizioni amerikan ABC me lajmin e titulluar “Gripi i derrit , thjesht ekzagjerim?” analizoi reagimet e shkencëtarëve nga rezultatet e studimit. 

"Nuk kishim prova" 
Shkencëtarët e universitetit të Harvardit të cilët analizuan hollësisht periudhën kohore të përhapjes së gripit të derrit nga Prilli deri në Nëntor, panë se në SHBA gripi i derrit ka shkaktuar 9 mijë e 820 vdekje dhe në bazë të këtyre të dhënave ato theksuan se gripi i derrit është aq i rrezikshëm sa një grip sezonal. Specialistët e Harvardit pohuan se gripi i derrit ka marrë aq jetë sa mund të marrë një grip normal, ndryshimi më i madh është se ky virus ka shkaktuar dëme më të mëdha në mushkëri. “Në fillim ishte shumë e vështirë të përcaktohej ndikimi i gripit të derrit por tani që kemi disa të dhëna në dorë shohim se ky grip nuk ka ndonjë ndikim më të ndryshëm se gripi sezonal”, u shpreh drejtuesi i studimit, profesori në universitetin Harvard Marc Lipsitch. Megjithatë Lipsitch pohon se ky grip “është një sëmundje e rrezikshme” dhe ashtu siç këshillohet çdo vit vaksinimi nga gripi sezonal duhet të vaksinohemi edhe nga gripi i derrit. 

Philip Alcabes, profesor në universitetin Hunter College analizoi këta rezultate në televizionin ABC dhe u shpreh me këta fjalë: “Gripi është një sëmundje serioze. Mund të shkaktojë dhe vdekjen. Por nëse ju përballë një gripi i cili mendohet se do të përhapet në të gjithë botën merrni masa globale duhet të keni në dorë të dhëna objektive të cilat pasqyrojnë fatkeqësinë dhe krizën botërore. Në bazë të disa të dhënave u morën masa parandaluese të tepruara. Tani të gjithë e kuptuan se ky grip është ekzagjeruar pak.”

“Nëse do t’i kishim pasur në dorë rezultatet e këtij studimi në muajin Qershor gjithçka do ishte ndryshe. Njerëzit kishin të drejtë të reagonin në mënyrë të theksuar ndaj gripit të derrit. Por ne kishim nevojë ta vërtetonim këtë rrezik me anë të provave objektive. Tani i kemi në dorë”, pohoi Alcabes. 

Le të kënaqemi edhe me kaq
Përsëri një analiste tjetër angleze Anne Presanis bëri komentin e saj për televizionin ABC duke u shprehur kështu: “Në fillim nuk kishim të dhëna për të vërtetuar sesa i rrezikshëm ishte gripi i derrit dhe ne vepruam në bazë të të dhënave që kishim para.” 

Dekani i fakultetit të mjekësisë në universitetin Vanderbildt Dr. William Schaffner u shpreh: “Nuk mendoj se është ekzagjeruar. Unë besoj se ne duhet të tregohemi mirënjohës dhe falenderues faktit që gripi nuk doli aq i rrezikshëm siç e patëm parashikuar dhe se ishim të detyruar t’i paralajmëronim njerëzit për më të keqen.” 

Çfarë thane specialistët? 
'më mire se të kërkosh falje' 
- Specialisti i mikrobiologjisë kanadezi Dr. Neil Rau: Ky ishte një nga gripet më të lehtë por krijoi imazhin e një gripi vdekjeprurës. Nuk e kuptoj sesi akoma Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerëson epideminë e gripit të derrit me moderate ( shkallën mesatare). Tashmë ka vetëm një grip të lehtë kalimtar.

- Shkencëtari i Universiteti të Karolinës Jugore dhe një nga shkrimtarët më të njohur të shëndetit në SHBA Dr. Russell Blaylock: Nëse shkencëtarët do të ishin njohur më pare me këta të dhëna nuk do të bëhej fjalë organizimi në rang botëror i një sistemi shpërndarës të vaksinave.
- Profesor në universitetin Drexel Robert Field: Marrja e masave parandaluese në çështje të cilat kanë lidhje me shëndetin e shoqërisë është më mire se të kërkuarit falje më vonë. Nëse nuk do të merreshin kaq shumë masa dhe të kishte një pandemi globale te rrezikshme atëherë njerëzit të zënë në befasi dhe të papërgatitur do ishin pre e shigjetave kritikuese. 
- Dr. Joseph Mercola bestselleri i librave shëndetësor: Që në fillim u pa që kjo epidemi nuk do të përhapej shumë. Viti 2009 do të kujtohet si viti i skandalit më të madh në fushën e shëndetësisë në të cilin u përfshinë qeveritë dhe industria e ilaçeve. Të gjithë ato të cilët e prezantuan gripin e derrit si një sëmundje shumë e rrezikshme dhe përhapën panik mbushën xhepat e tyre me para. 

Përgjigjen shifrat 
Sipas studimit Harvardit: 
- 1,44 % e të sëmurëve me virusin H1N1 u kurua në spital.
- 0,239 % e tyre përfunduan në reanimacion. 
- 0,048% që do të thotë afërsisht 10 mijë persona humbën jetën.

Diabetikët janë më të rrezikuar nga kanceri

Picture
U konstatua se të sëmurët me një nivel të lartë sheqeri (diabetikët) janë më të rrezikuar nga kanceri. Në një studim të bërë në universitetin Umea të Zvicrës i mbështetur nga ana e Fondit Kërkues për kancerin në botë, u analizuan niveli i sheqerit i 274.126 burrave dhe 275.818 grave të grupmoshave 44,8 vjeç në Norvegji, Austri dhe Zvicër dhe u analizua mundësia e shfaqjes së sëmundjes së kancerit pas dhjetë viteve.

Drejtuesja e studimit Tanja Stock, në fund të studimit theksoi se sa më i lartë të jetë niveli i sheqerit në gjak tek gratë, aq më i madh është dhe rreziku i shfaqjes së sëmundjes së kancerit. Duke thënë se ky fakt vlen dhe për burrat, ajo pohoi se tek burrat kjo lidhje paraqitet më e dobët në krahasim me gratë.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Public Library of Science, llojet e kancerit të shfaqur tek gratë dhe burrat me një nivel të lartë sheqeri janë të ndryshme.

Në një lajm të gazetës Daily Telegraph theksohet se është e rëndësishme gjetja e një lidhjeje të tillë mes sheqerit dhe kancerit. Sepse nuk janë marrë parasysh indekset trupore të përgjithshme të personave që u analizuan.

Bima mrekullibërëse : Lini

Picture
Cilat janë cilësitë e tij dhe për çfarë është i dobishëm?
Lini (Linum usitatissimum) mbillet në vjeshtë në tokë të përgatitur mirë, korret në gusht dhe menjëherë mund të fillojë shtrydhja e tij për prodhimin e vajit, i cili ndahet në: 

1 - Vaj Lini industrial, që prodhohet me sistemin e nxehtë, sepse me këtë sistem rendimenti i përfitimit të vajit është më i madh e më i shpejtë.
2 – Vaj Lini për ushqim dhe kurim, i cili shtrydhet me sistemin e ftohtë, max. 37 gradë celsius, me makina speciale të ndërtuara posaçërisht për këtë qëllim. 
Sistemi i ftohtë për prodhimin e vajit mjekues të farëve të linit është i domosdoshëm, sepse vetëm kështu ruhen cilësitë e tij të mrekullueshme kurative. Pas prodhimit të vajit të linit për qëllime mjeksore ose ushqyese, ai detyrimisht duhet ruajtur në frigorifer, në enë qelqi me ngjyrë të errët, sepse drita, ajri dhe temperaturat e larta shkatërrojnë të gjitha vetitë kurative të këtij vaji.
Kjo është edhe arsyeja se përse VAJI I LINIT PËR QËLLIME MJEKSORE prodhohet pak e nga pak, aq sa është nevoja e tregut, gjatë gjithë vitit. Nëse doni me të vërtet të shfrytëzoni të gjitha vetitë kurative të këtij vaji, sigurohuni që ai është prodhim i freskët dhe i ruajtur në frigorifer. Përndryshe, cilësitë e munguara mund të jenë me pasoja dramatike për shëndetin tuaj! Mos blini kurrë më shumë sesa nevojat tuaja për një muaj. Kontrolloni me kujdes datën e prodhimit në etiketë. Nëse kanë kaluar tre muaj nga dita e prodhimit, ai nuk duhet përdorur më për qëllime kurative.

Doza e nevojshme, e mjaftueshme në çdo rast për të plotësuar nevojat ditore të organizmit për Omega-3, është 5-6 gr. (dy lugë kafeje) vaj lini në 24 orë. Doza 8-10 gr. (tre lugë kafeje) vaj lini në ditë përdoret vetëm në raste të veçantë, me këshillën e mjekut. Këto doza nuk është mirë të kalohen, sepse organizmi nuk ka asnjë përfitim nga një gjë e tillë. 

Si përdoret Vaji i Linit:
- Mënyra më e mirë e përdorimit është duke e pirë në mëngjes esëll.
- Nëse nuk e pimë dot esëll, vajin e linit mund ta konsumojmë në çdo orë të ditës të gjallë në sallata, në pjatën e ftohtë (ose të vakët) të gjellës, përzier me djathë pa yndyrë, me gjizë, me salcë kosi ose me kos, etj.
Kujdes! Për arsye se cilësitë kurative të vajit të linit shkatërrohen menjëherë nga nxehtësia, ai nuk përdoret kurrë për gatim. 

Njohuri fillestare për Acidet Yndyrore Esenciale (Të cilat gjinden me shumicë në vajin e linit): 
- Në këtë shpjegim bëhet fjalë për acidin yndyror linoleik, më kryesori i serisë Omega-6 dhe për acidin yndyror alfa-linolenik, më kryesori i serisë Omega-3. Janë përcaktuar si “esencialë” (AGE – Acidi Grassi Essenziali, ose EFA – Essential Fatty Acid), sepse organizmi jonë nuk është në gjendje t’i sintetizojë.
Të dy këta acide yndyrorë, pa të cilët jeta do të ishte e pamundur, njihen me termin Vitamina F. Të gjithë acidet e tjerë yndyrorë të serisë Omega, mund të sintetizohen duke u nisur nga këta të dy dhe, pikërisht sepse organizmi njerëzor (këta të dy) nuk është në gjendje t’i prodhojë, është absolutisht e domosdoshme që t’i marrim të gatshëm nëpërmjet ushqimit. 
Por këto dy Acide Yndyrorë Esencialë nuk i përmban çdo lloj ushqimi. Këto, përveç se në vajin e peshkut të deteve të veriut, gjinden me shumicë në vajin e shtrydhur nga disa lloje farësh: Lin, Suzam, Enotera, farë rrushi, etj., por vaji duhet detyrimisht të shtrydhet me sistemin e ftohtë (teknologji e veçantë) dhe të konsumohet i gjallë (i pa vënë në zjarr për gatim).
Vaji i linit përmban: 
Acid linoleik (Omega-6) ------ 15% 
Acid linolenik (Omega-3 ------ 54%

Shpjegim për cilësitë e Vajit të Linit (dr. Ivo Tiberio Ginevra)
Vaji i linit është shumë i pasur me Omega-3 (acid alpha-linolenic). Omega-3 gjindet me shumicë sidomos tek peshqit e deteve të veriut që kanë shumë dhjam. Tek peshqit gjindet në formën e derivateve të tij (EPA dhe DHA), ndërsa në formë të pastër, me shumicë e gjejmë vetëm në vajin e farëve të linit (54-58%). Për këtë arsye Vaji i Linit i shtrydhur me sistemin e ftohtë teknologjik përbën një ndihmë shumë të vlefshme në dietën moderne. Me pak fjalë, gjithçka në organizmin tonë shndërrohet në ‘të mirë’ dhe ‘në keqe’, ku të mirë kemi vajin e linit, perimet me gjethe jeshile dhe peshkun (sidomos salmonin, tonin dhe merlucin), ndërsa të ‘keqe’ kemi vajin e lulediellit, të misrit, të arakideve dhe të susamit. 
Ja disa nga cilësitë dhe veprimet e acideve yndyrore Omega-3 si dhe efektiviteti i tyre në planin terapeutik (mjekues):
* Yndyrnat që i përkasin të njëjtës klasë të yndyrnave të peshkut (Omega-3), janë të dobishme për funksionimin e mirë të insulinës dhe duket se ofrojnë një mbrojtje të përgjithshme kundër kancerit. 
Në mënyrë të veçantë, një veprim antitumoral ushtrojnë kundër tumorit të prostatës. 
* Mbrojnë aparatin kardiovaskolar dhe, duke stabilizuar ritmin kardiak (ritmin e zemrës), pakësojnë rrezikun e ripërsëritjes së infarktit.
* Ushtrojnë një veprim antitrombotik (zvogëlojnë rrezikun e trombozës, etj.), pakësojnë bashkimin e pllakëzave dhe njëkohësisht bëjnë vazodilatacion (zgjerim të enëve të gjakut), duke ruajtur elasticitetin e arterieve. 
* Luajnë një rol vendimtar në parandalimin e arteriosklerozës.
* Përsosin funksionet e membranës qelizore.
* Omega-3 janë shumë të dobishme për gratë shtatzëna, sepse kontribuojnë në mënyrë vendimtare në formimin e cipës së trurit dhe të retinës (së fëmijës). 

- Omega-3, përveç këtyre, ushtrojnë një efekt mirëbërës dhe rekomandohen si mjekim natyral në proceset infiamatore, veçanërisht në astmë, në irritimet e zorrës së trashë, dhe, në dhimbjet e kyçeve (sidomos në artrit reumatik). 
- Përmirësojnë simptomat klinike të skizofrenisë dhe të depresionit, duke siguruar edhe veprim parandalues. 
- Luftojnë dislipideminë duke ulur trigliceridet.
- Mbrojnë veshkat dhe retinën.
- Rregullojnë nivelin e presionit të lartë të gjakut, duke e kufizuar edhe në vlera brenda normës.
- Përmirësojnë aftësinë për fekondim të meshkujve, duke shtuar lëvizshmërinë e spermatozoideve.
- Veprojnë në parregullsitë e përqendrimit të vëmendjes së fëmijëve, etj., etj.

Efektet mirëbërëse në lëkurë                    
Një dëshmi interesante për aknet e kuruara me vaj lini:
Duke shëtitur në internet dhe, sidomos duke lexuar në sitin amerikan “Acne.org”, është e mundur të gjesh dhjetëra dëshmi pozitive (për vajin e linit). Disa flasin për efekte kurative të “mrekullueshme”, të tjerë për kurë të “pabesueshme”, thjesht duke përdorur në dietën e tyre dy lugë vaj të farëve të linit...
Po cilat janë në të vërtetë cilësitë e këtij vaji? Vaji i farave të linit është burimi më i pasur i Omega-3, përmban edhe Omega-6 e Omega-9, vitaminë B, potas, lecitinë, magnez, fibra, proteina dhe zink. Përmban afërsisht 50% më shumë acide yndyrore esenciale omega-3, në raport me vajin e mëlçisë së merlucit.
Acidet esenciale omega-3 reduktojnë infiamacionet dhe ndihmojnë për të parandaluar disa sëmundje kronike si infarkti dhe artriti. Përveç kësaj janë shumë të rëndësishme për zvillimin e funksioneve cerebrale të fëmijëve gjatë rritjes. Përsa i përket problemit që më intereson mua, domethënë aknet, duket se acidet yndyrore esenciale omega-3 ndihmojnë për të kontrolluar prodhimin e androgjeneve, të cilat, ashtu siç kam theksuar në artikujt e mi të mëparshëm, shkaktojnë një prodhim të ekzagjeruar të seborresë...

Pjesa më e madhe e dëshmitarëve konfirmojnë se kanë arritur rezultate pozitive në: 
- përmirësimin e tonit të lëkurës.
- kanë më pak puçrra.
- kanë pakësim të skuqjes dhe infiamacionit të lëkurës.
- kanë pamje më të shëndetshme të lëkurës së fytyrës.
- disa dëshmojnë edhe për shërim të plotë nga puçrrat ose nga probleme të tjera të lëkurës së fytyrës.
                
Përdorimi i Vajit të Linit për flokët:
Ditën: Vaji i linit shërben për t’iu dhënë shkëlqim flokëve të thatë e të dobësuar. 
- Eliminon çarjen, thyerjen dhe këputjen e majave të flokëve. Përdoret duke bërë masazh për disa minuta në rrënjët e flokëve, pastaj e shpëlajmë kokën me shampo neutrale. Rezultati është i garantuar.
- Nëse gjatë ngjyrosjes, bashkë me bojën përzieni disa pika vaj lini të freskët, ngjyra e flokëve do të jetë më e gjallë dhe do të zgjati më shumë. Flokët do të duken më të bukur e më të shumtë.
- Gjatë krehjes me forma të veçanta, vetëm me disa pika vaj lini i ndihmoni flokët që format e krehjes të ruhen më gjatë e më mirë.
- Flokët kaçurrelë, me ndihmën e vajit të linit krihen shumë më lehtë e më shpejt. 
Natën: Para se të flemë, me vaj të freskët lini lyejmë me kujdes e pa e tepruar majat dhe rrënjët e flokëve. Vaji thithet menjëherë prej tyre, pa lënë gjurmë e pa i rënduar flokët. Në mëngjes flokët janë të ushqyer në mënyrë perfekte, janë më të plotë dhe brilantë! 
Ky trajtim është i përsosur edhe për flokët e dobësuar, të thatë e të dëmtuar nga ndotja e ambientit ose nga shkaqe të tjerë.
    
Shënim: Nuk duhet të harrojmë që vaji i linit ushtron efekt mirëbërës te flokët, jo vetëm duke i lyer me të, por edhe duke e pirë. Duke pirë vaj lini të freskët përmirësohen të gjitha funksionet jetike të organizmit, rrjedhimisht përmirësohet edhe shëndeti i flokëve. 

Roli i acideve yndyrore esenciale
Për të kuptuar rëndësinë e farëve të linit në ushqim është e nevojshme të kujtojmë që ndërsa Omega-6, të cilave iu përkasin acidet yndyrore më të zakonshme, kanë cilësi të shtojnë presionin e gjakut, reaksionet infiamatore, bashkimin e pllakëzave sklerotike, trombogjenezën, spazmat e enëve të gjakut, reaksionet alergjike dhe shumimin e pakontrolluar të qelizave, acidet yndyrore Omega-3 kanë veprim krejt të kundërt…

Në Shqipëri, Vaji i Linit prodhohet nga “Arbëria” me teknologji gjermane, me Garanci Absolute për freskinë dhe pastërtinë biologjike të llojit.

Kur duhet të hiqen bajamet dhe mishi në hundë?

Picture
Sipas doktorëve të rrugëve respiratore, operacioni i heqjes së bajameve dhe të mishit në hundë radhitet në operacionet më të shpeshta. Por familjet ndihen të shqetësuara në momentin kur duhet të vendosin për operimin. Në përgjithësi ekziston frika e rreziqeve të mundshme gjatë operacionit, marrjes së narkozës dhe të vazhdimit të infeksioneve të përsëritura. Në cilat raste operacioni paraqitet si zgjidhje e vetme dhe e detyrueshme? Në rastet kur fëmija juaj bllokohet në frymëmarrje për shkak të bajameve apo të madhësisë së mishit në hundë, nëse rreth bajameve krijohen shtresa infeksioni, nëse ekziston frika e tumorit, nëse mishi në hundë prish formën e nofullës dhe nëse shihet rritja e bajameve, nëse ka problem në të folur, nëse gërhet gjatë kohës kur është në gjumë atëherë operacioni është i domosdoshëm.

40 % e operacioneve të bajameve bëhen për shkak të infektimit të shpeshtë të tyre. Nëse fëmija juaj gjatë vitit të fundit është sëmurë 7 herë ose nëse gjatë dy viteve është sëmurë 5 herë ose nëse gjatë tre viteve të fundit është sëmurë 3 herë nga infeksionet e bajameve, nëse është mbartës i mikrobit të difterisë, nëse ka probleme me kapakët e zemrës, nëse ka infeksione të shpeshta të veshit atëherë duhet ta vizitoni menjëherë tek një specialist. Përkundrazi shenja si të gërhiturit, gjumë jo i qetë, të djersiturit gjatë gjumit mund të paralajmërojnë probleme të bajameve ndërsa rritja dhe zhvillimi i mishit në hundë mund të bëhet shkak i ndryshimeve të personalitetit, mund ta bëjnë fëmijën agresiv, të papëqendruar dhe mund të ketë probleme në mësime. 

Koha më e përshtatshme për operacion tek fëmijët është gjatë pushimeve verore dhe pushimeve të dimrit. Edhe pse sëmundja e bajameve dhe e mishit në hundë njihet si sëmundje e grupmoshave të vogla të njëjtat rregulla vlejnë edhe për të rriturit. Tek të rriturit të cilët nuk paraqesin asnjë problem shëndetësor serioz që të pengojë operacionin aplikohen operacionet e bajameve. Fëmijët të cilët për shkak të bajameve të rritura dhe të mishit në hundë kanë probleme në frymëmarrje mund të operohen që në muajin e gjashtë, mosha nuk përbën asnjë pengesë.

Të gjitha gratë janë të prirura për një lindje normale

Picture
Duke mos vlerësuar aftësinë e patjes së një lindjeje normale, gratë e reja të ditëve të sotme edhe kanë frikë nga lindja edhe preferojnë një mënyrë tjetër e cila duket e lehtë, lindjen me operacion (sezarian). Në fakt mjekët u mësojnë kandidateve nëna të nxjerrin në pah fuqinë e brendshme dhe i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë dhe si të bëjnë një lindje normale. Çdo grua ka një histori të veçantë të shtatzënisë dhe të procesit të lindjes. Që në çastin kur mëson se në barkun e saj rritet një krijesë e re, kandidatja për t’u bërë nënë herë mund të jetë e emocionuar e herë e sigurt në vetvete duke pritur çastin e lindjes. Historitë e frikshme dhe skenat e filmave horror të parë deri atëherë shtojnë frikën e përjetimit të dhimbjeve të mëdha gjatë lindjes. Megjithëse të gjitha nënat që nga Havaja (Eva) e deri më sot janë krijuar në atë mënyrë dhe me atë formë trupi të përshtatshme për të pasur një lindje normale kanë brenda tyre energjinë për të sfiduar dhimbjet e lindjes. Por grate e reja të ditëve të sotme duke mos vënë re aftësinë e mrekullueshme që zotërojnë për të pasur një lindje normale edhe kanë frikë nga lindja edhe zgjedhin mënyrën e cila duket më e lehtë, lindjen me operacion. Mësueset e lindjes  Nur Sakall? dhe Ba?ak Kutlu Akay, u mësojnë kandidateve nëna të nxjerrin në pah fuqinë e brendshme dhe i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë dhe si të bëjnë një lindje normale. Më pare kanë punuar në sektorin privat dhe më pas vendosën të diplomohen së bashku në degën e mësuesisë për lindje fëmijësh (chidbirth educator) në Amerikë. Nëse nënat kanë dëshirë ato mund t’i shoqërojnë edhe gjatë lindjes nxënëset e tyre. 

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë  përqindja e lindjeve me operacion (sezerian) në vend të shifrave 15%  në spitalet shtetërore është 40-60% ndërsa në spitalet private arrin deri në 80-90%.  Dr. Nur  thotë se grave duhet t’u jepet mundësia e patjes së një lindjeje normale. Duke pohuar se në lindjet normale gjatë të cilave ka ndërhyrje të panevojshme nuk zhvillohet një lindje normale dhe e shpjegon me këta fjalë ndryshimin në mes dy lindjeve:  "Në lindjet normale mund të bëhen ndërhyrje të cilat ndihmojnë përshpejtimin e dhimbjeve (epizyetomi). Lindje normale konsiderohet lindja e cila nuk e ka të nevojshme asnjë nga këta ndërhyrje . Jashtë vendit është e mundur të bësh lindje  normale në shtëpi vetëm me maminë, të lindësh në maternitet pa pasur nevojën e asnjë ndërhyrjeje . 

Ne pretendojmë që t’u japim mundësi dhe t’u krijojmë kushte atyre grave që e dëshirojnë një gjë të tillë. Gjithsecilës duhet t’i ofrohen mundësi të cila përputhen me dëshirën e saj. Gjithmonë ndodh diçka në minutën e fundit.’

Në vendet si Danimarka dhe Anglia ku është e përhapur lindja në shtëpi, Basak thekson se ekziston një strukturë e brendshme solide dhe jep këta të dhëna:  "Në këta vende ka me qindra mami të ushtruara me lindjet në shtëpi. Ato vijnë në shtëpi me pajisjet e nevojshme mjekësore. Të gjithë janë të siguruar. Më pare përcaktohet spitali dhe emri i doktorit që do të kujdeset për gruan nëse në shtëpi mund të ndodhë diçka urgjente. Në derë të prêt ambulanca." 

Duke thënë se edhe në vendin tone mund të krijohen kushte të tilla, dr. Basak  thotë se gratë duhet të kërkojnë të shoqërohen në lindje nga një njeri i besuar.  Sepse ndihmesa në ruajtjen e qetësisë dhe krijimi i një atmosferë të sigurt shton besimin në vetvete të gruas. 

Lindja normale, procesi më natyral i trupit të gruas
Ba?ak Kutlu Akay, na tregon për procesin e lindjes normale: “Lindja është procesi më natyral për trupin e femrës. Trupi i femrës është krijuar i tillë që të mbajë fëmijën për nëntë muaj  dhe pastaj ta nxjerrë në dritë. Trupi i gruas gjatë shtatzënisë përgatitet bashkë me hormonet për lindjen  dhe lehtëson lindjen. Fillimi i procesit të lindjes sinjalizohet nga ngacmimet e para të fëmijës. Pas këtij sinjali  çlirohet hormoni oksiton i njohur si hormoni i dashurisë. Ky hormon siguron tkurrjet e mitrës. Në të njëjtën kohë trupi çliron hormonin endorfin. Edhe ky hormon si një morfinë natyrale pakëson ndjenjën e dhimbjeve. Nëse gjatë lindjes nuk ka ndërhyrje çdo gjë shkon në rregull por nëse për të përshpejtuar lindjen gruas i injektohet hormon oksiton atëherë endorfina nuk mund t’i bëjë ballë dhe mbetet e pamjaftueshme. Dhe si rrjedhojë shtohen dhimbjet."

Përse kollitemi?

Picture
Përse kollitemi, mos vallë kollitja paralajmëron ardhjen e sëmundjes? Specialisti i sëmundjeve të gjoksit në qendrën spitalore Anadolu, Doç. Dr. Kemal Tahao?lu, pohoi se kollitja është një refleks i cili mbron mushkëritë.Duke theksuar se kollitja është një nga mekanizmat mbrojtës të sistemit respirator, Dr. Kemal theksoi se me anë të të kolliturit ndalohet hyrja në trup e trupave të panjohur nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe gjithashtu realizohet hedhja jashtë e tyre. Ai theksoi gjithashtu se kollitja është sinjalizuese e shumë sëmundjeve dhe në lidhje me këtë dha këta të dhëna: 

Për cilat sëmundje na sinjalizon kollitja? 
Pneumoni, tuberkulozi, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive( KOAH), sëmundje të gurmazit, kancer i mushkërive dhe dobësim të zemrës. Kollitja akute në shumicën e rasteve rrjedh nga të ftohurit ose nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Elementë të tjerë më të shpeshtë të cilët shkaktojnë kollitjen janë alergjitë, rrjedhjet kronike të hundës, sinoziti, azma, bronshiti kronik dhe të kolliturit alergjik. Nëse bashkë me kollitjen akute shfaqet temperature, sekrecione me ngjyrë të errët dhe dhimbje gjoksi atëherë këta mund të jenë shenjat e një pneumonie.

Kur duhet të kontaktojmë mjekun nëse kemi pak kohë që kollitemi?
Nëse i sëmuri nxjerr sekrecione me ngjyrë jeshile, të verdhë apo të bardhë, ose nëse kollitja vazhdon më shumë se 21 ditë dhe bashkë me të shfaqet temperaturë apo nëse bëhet fjalë për sekrecione me gjak, atëherë duhet medoemos të kontaktoni mjekun. 

A ka lidhje kollitja me të sëmurët nga stomaku?
Një nga tre shkaqet më të shpeshta të kollitjes kronike është reflu-ja. Bashkë me kollitjen tek i sëmuri shenja si djegie e stomakut, shija e hidhur e gojës që janë shenja të reflu-së nuk shfaqen gjithmonë. 

Çfarë sjell kollitja? 
Pas të kolliturit mund të shfaqen marrje mendsh, përzierje në stomak dhe të vjella. E kollitura gjithashtu mund të bëhet shkak i thyerjes së brinjës, shkëputje muskulare, thyerje në kockën e belit, pnomotoraks( mbledhje e ajrit në mes të shtresave të mushkërive), mosmbajtje të urinës.

Gratë shtatzëna larg produkteve të pagatuara

Picture
Kandidatet për nëna janë të mirinformuara përsa i përket mënyrës së të ushqyerit. Por kur kalojnë në praktikë, përballen me disa probleme të cilat burojnë nga shtatzënia. Dikush preferon të presë kalimin e kohës së shqetësimeve të lindura nga shtatzënia për t’u ushqyer. Gjatë kësaj kohe fëmija nuk ushqehet mjaftueshëm dhe aq sa duhet. Shkaku më i rëndësishëm që ndikon negativisht në ushqyerjen gjatë shtatzënisë janë të përzierat- të vjellurat, kapsllëku dhe prishja e stomakut. Në përgjithësi këta probleme shfaqen gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë por në disa raste të tjera mund të zgjasin edhe më shumë.

Nëse keni përzierje stomaku dhe vuani nga të vjellat mos konsumoni ushqime me yndyrë dhe me erëza. Mos pini ujë gjatë ngrënies. Pas ushqimit përpiquni të pushoni, nëse është e mundur mund të shtriheni. Në mëngjes para se të ngriheni nga shtrati hani një kraker me kripë ose një fetë bukë. Mos e lini bosh stomakun tuaj; hani nga pak, por shpesh. Para se të flini konsumoni fruta dhe pini një gotë qumësht. Në ushqimet tuaja përdorni karbohidrate të tretshme mirë. Nëse keni të vjella më shumë se dy here në ditë, atëherë kontaktoni doktorin.

Nëse keni probleme me kapsllëkun konsumoni ushqime të pasura me fibra. Qëndroni larg produkteve të ngurta. Në mëngjes pini një gotë ujë të ngrohtë, lëng kumbulle ose komposto kajsie. Përgatisni një program ditor me ushtrime aerobike. Gjatë shtatzënisë mos konsumoni produkte të cilat përmbajnë mish të pazier. Mishin dhe produktet e tij merrini nga vende të besuara. Hani shpesh, por pak nga pak. Formoni një program i cili të përmbajë tre vakte kryesore dhe tre vakte të ndërmjetme. Kushtojini rëndësi konsumimit të produkteve të freskëta dhe lajini me ujë të bollshëm zarzavatet dhe frutat. Pini 8-10 gota ujë dhe tre gota qumësht në ditë.

Ushqimet e dobishme dhe të dëmshme gjatë shtatzënisë
Të dobishmet janë: qumështi, kosi, djathi (kalcium, proteinë) zarzavatet jeshile, dhe frutat e freskëta të stinës, (vitaminë C, acid folik) mishi pa yndyrë (proteinë, hekur) mish pule, peshk, bukë (proteinë, acid folik). Ndërsa të dëmshmet janë: salçiçe të paskuqura, sallam, suxhuk, pastërma, midhje, mish pule ose peshku i paskuqur mirë, vezë e pazier, djathë i ndenjur, lëngjet e frutave jo të freskëta...

Si të heqim erën e pakëndshme të gojës?

Picture
Mbajtja erë e gojës është diçka që mund ta kemi përjetuar të gjithë të paktën një here. Por në raste të tilla ju nuk keni pse të kufizoni aktivitetet tuaja sociale dhe të ndryshoni standardin e jetesës. 
Një lajm i dhënë në faqen e njohur të internetit Ehow shpjegon se çfarë mund të bëjmë për kurimin e erës së gojës. Ja disa metoda:

1. Duke mbajtur çamçakëz dhe mendër ose duke përdorur sprej të cilët freskojnë gojën mund të shpëtoni përkohësisht nga era kronike e gojës. Por këta nuk janë kura të sakta. Ndërkohë që ju kërkoni rrugët dhe mënyrat definitive të shpëtimit nga era e gojës mund ta mbani të fshehur problemin për një fare kohe.

2. Nëse i keni hundët e zëna dhe keni vështirësi në frymëmarrje kjo mund të jetë shkak për mbajtjen erë të gojës. Sepse një gojë e thatë mban erë. Konsumimi i rregullt i ujit ndihmon mbajtjen të freskët të gojës dhe gjallëron rrjedhjen e pështymës. Gjithashtu larja e dhëmbëve dhe pastrimi i mbetjeve që mund të mbesin mes dhëmbëve ndihmon në largimin e erës së gojës. 

3. Era kronike e gojës krijohet dhe nga mungesa e higjienës së saj. Mund të mendoni se dhëmbët i lani ashtu siç duhet por a e keni pastruar ndonjëherë gjuhën ? Pas ushqimeve me erë të rëndë apo pas pirjes së një kafeje gjuha i ruan mikrobet dhe bakteret në shtresën e sipërme të saj. Prandaj për të kuruar erën e gojës përveç larjes së rregullt të dhëmbëve duhet dhe një pastrim i  rregullt i gjuhës.

4. Disa sëmundje mund të jenë shkaktarë të erës së gojës. Kemi folur rreth problemeve të sinozitit por edhe sëmundja e diabetit ndonjëherë mund të shkaktojë një erë jo të këndshme goje. Prandaj para se të kurojmë erën e gojës duhet të kurojmë sëmundjen nga e cila vuajmë.

5. Edhe dietat e mbajtura për t’u dobësuar janë shkaktare të erës së gojës. Veçanërisht nëse si metodë dobësimi zgjidhni dietën e varfër me karbohidrate , jeni të humbur. Në dietat me karbohidrate të pakta trupi prodhon dhe përdor lëndë të quajtura keton. Vetëm se njëra prej tyre del jashtë trupit me anë të frymës dhe mund të shkaktojë një erë të pakëndshme goje. Për të parandaluar diçka të tillë e vetmja rrugë është të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate.