Embelsire me zhele

Picture
Përshkrimi : Shum e shijshme dhe e lehte provojeni

Përbërësit
  • keksa 1 kg
  • shllag 2
  • zhele nje paket
  • margarin 1
  • qumsht 1 liter
Udhëzime per pregaditje : Se pari vem ne shporet qumshtin qe te ngrohet pak. pastaj vem edhe margarinen qe te shkrihet margarinen e hedhim mbi qumsht.mbi qumsht hedhim keksat e bluar dhe e perzijm.pastaj i hedhim ne tepsi dhe i shtrejm hedhim shllagun bananet dhe zhelet ateher e fusim ne figorifer .

Shënime :  Shum e lehte provojeni

Bombzat

Picture
Përshkrimi : bombza

Përbërësit
  • 1 qokollat e zez per gatim
  • 1 liter qumsht
  • gjysme margarine
  • 1 kuti gurabiia te bluara
  • dhe kokos
  • arra te shtypura
Udhëzime per pregaditje : Qokollaten tamlin margarinin i qet ne tenxhere deri te shkrihen i perzien e largon tenxheren nga zjarri ja qet gurabiat deri ta fitojm masen e duhur i bajm gogla dhe i perzijem ne arra te bluara edhe kokos

Shënime : E let dhe e shijshme .........JU BEFT MIR

Bajaderë

Picture
Përbërësit:

* 300 gr keksa të bluar 
* 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara 
* 200-300 gr sheqer 
* 250 gr margarinë 
* 200 gr çokollatë 
* 1,5 dcl ujë 
* Glazura: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj


Përgatitja:

Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.

Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. Ëmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.

Sallatë jeshile

Picture
Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies, sepse në rast të kundërt ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj të freskët.


Sallata pritet në fije të holla, në këtë mënyrë bëhet më e bukur dhe më e shijshme, spërkatet me vaj, uthull, kripë dhe kopër të grirë hollë; përzihet me kujdes me dy pirunj dhe vendoset në mes të pjatës. 

Sipër i hidhen qepë të njoma të grira hollë. Për 500 g sallatë jeshile duhen: 3-4 lugë gjelle vaj, uthull 2 lugë gjelle, kopër 4-5 fije, qepë 2-3 copë dhe kripë.

Qofte me lëng

Picture
Materialet: 

• 1 kg mish i grirë 
• 2 speca të kuq dhe i bluani 
• 1 shkop kanellë e copëtuar 
• 1/2 filxhan oriz i pagatuar 
• 2 lugë gjelle qepë të grira 
• 1 kokërr vezë 
• 1 thelb hudhre


Salca: 

• 3 kupa sallatë jeshile e grirë 
• 2 filxhan qepë të grira 
• 1 kupë me karota të prera në copa të vogla 
• ½ selino e grirë 
• 1 lugë gjelle pudër djegëse 
• 2 kupa lëng mish pule 
• 1 kupë salcë domateje 
• ½ kupë patate të grira dhe të pjekura


Përgatitja:

1. Hidhni në një tigan mishin, specat e kuqë të bluar dhe i skuqni në një temperaturë mbi mesataren, për 2 minuta.

2. Kombinoni 2 lugë çaji kanellë, kripën, orizin, qepët, mishin, vezën dhe hudhrat në një tas të thellë. Formoni 24 qofte.

3. Në një tigan hidhni lakrën, karotën dhe selinon, gatuajini për 8 minuta, duke i trazuar vazhdimisht. Shtoni pudrën djegëse, lëngun e mishit dhe domatet dhe lërini të ziejnë. Hidhni qoftet dhe lërini për 15 minuta. Në fund hidhni edhe patatet dhe gatuajini për 20 minuta ose derisa patatja të ketë zier mirë.