Shikimi i tepërt i televizorit çon deri në vdekje!

Picture
Sidnei - Personat të cilët qëndrojnë përpara ekranit të vogël të televizorit më tepër se katër orë në ditë, e shkurtojnë jetëgjatësinë e tyre në krahasim me ata që arrijnë ta kufizojnë ndjekjen e programeve televizive, mësohet nga një studim australian. "Në krahasim me personat që shikojnë televizor më pak se dy orë në ditë, ata që qëndrojnë përpara ekranit më tepër se katër orë në ditë kanë 46 për qind më tepër mundësi për të vdekur nga patologji të ndryshme", i deklaroi David Dunstan, shkencëtar në Institutin e diabetit dhe të sëmundjeve të zemrës në Melburn. 

"Kështu, tek këta të fundit rritet në 80 për qind rreziku për t'u prekur nga sëmundje kardio-vaskulare", bëri të ditur njëri prej autorëve të këtij studimi të publikuar në gazetën e American Heart Association. 

E dëmshme për shëndetin nuk janë vetë programet, por fakti i qëndrimit për një kohë të gjatë ulur, duke çaktivizuar muskujt dhe duke e penguar trupin të asimilojë në mënyrë korrekte sheqer dhe yndyra, tregojnë shkencëtarët. 

Këto konkluzione dalin nga një studim që zgjati gjashtë vjet, lidhur me ndjekjen e emisioneve televizive nga 8 800 australianë. 

Ndërkohë që australianët shikojnë mesatarisht tri orë në ditë televizor, shkencëtari theksoi se qëndrimi ulur në mënyrë të zgjatur është i rrezikshëm për shëndetin.

Hapësirë, zbulohet një tjetër eksoplanet

Picture
Uashington - Astronomët amerikanë zbuluan eksoplanetin e dytë më të vogël, me një masë sa një e katërta e Tokës. 

"Ky zbulim është i shquar sepse tregon se ne po zbulojmë planete akoma më të vegjël jashtë sistemit tonë diellor'', deklaroi astronomi Andreë Hoëard në Universitetin Kalifornian në Berkeley. 

Ky planet i largët, i quajtur HD156668b, ndodhet në një sistem yjor rreth 80 vite dritë nga Toka, një vit dritë është ekuivalent me 9 460 miliardë kilometra. 

Eksoplaneti më i vogël i njohur deri tani quhet ''Gliese 581e''. Ai u zbulua në prill 2009 nga një astronom zviceran dhe ndodhet rreth 20,5 vite dritë nga Toka. 

Ekipi shkencor i teleskopit të ri hapësinor amerikan ''Kepler'', lëshuar në mars 2009 për të gjetur planete si motra me Tokën jashtë sistemit tonë diellor, njoftoi gjatë konferencës zbulimin e pesë eksoplaneteve të tjerë, të gjithë me përmasa të mëdha dhe me shumë nxehtësi, temperatura e të cilëve arrinte nga 1 200 deri në 1 648 gradë Celsius.

Dhjetë sëmundjet më të shtrenjta

Picture
Revista e njohur ekonomike amerikane Forbes, paraqiti listën e dhjetë sëmundjeve më të shtrenjta për nga kurimi. Sëmundjet më të shtrenjta për t’u kuruar të dhëna në listën e përgatitur nga ekonomisti Charles Roehriag, punonjës në Institutin Altarum të Michiganit, janë sëmundjet me probleme psiqike. Kurimi dhe ilaçet e këtyre sëmundjeve janë të shtrenjta. Pas tyre vijnë sëmundjet e zemrës dhe të kancerit.

Sëmundjet psikike: Qeveria harxhon afërsisht 142.2 miliard dollarë për kurimin e kësaj sëmundjeje. 6 % e harxhimeve vjetore shkon për sëmundjet nervore si Alzheimer, Parkinson, depresionit, ankthit dhe skizofrenisë. Shpenzimet për sëmundjet, çrregullimet psiqike rriten nga dalja në treg e ilaçeve të reja dhe të shtrenjta.

Sëmundjet e zemrës: Për kurimin e këtyre sëmundjeve harxhohen afërsisht 123,1 miliard dollarë. 5% e buxhetit vjetor përdoret për këtë sëmundje, përsëri mbetet shkaku numër një i vdekshmërisë. Vetëm se shpenzimet për këtë sëmundje janë duke rënë. Sepse njerëzit janë duke konsumuar më pak cigare. Cigarja është një faktor rrezikues për zemrën. Edhe ilaçet të cilat ulin kolesterolin mund të parandalojnë krizat e zemrës. 

Trauma (goditje e kujtesës): Për kurimin e kësaj sëmundjeje harxhohen 100,2 miliard dollarë. Megjithëse makinat tashmë janë më të sigurta shpenzimet për traumat vazhdojnë të rriten. Sepse për të kuruar një rast traume duhen më shumë para. Skanimet tomografike kompjuterike dhe analizat e tjera janë shumë më të shtrenjta.

Kanceri: Për kurimin e kësaj sëmundjeje harxhohen afërsisht 99,4 miliard dollarë. 7% e buxhetit përdoret për kurimin dhe ashtu si në sëmundjet e tjera edhe këtu shohim një rritje të shpenzimeve nga viti 1996 deri në vitin 2005. Vetëm se shpenzimet për kurimin e kancerit të prostatit, kolonës dhe mushkërive janë rritur dyfish.
 
Sëmundjet e mushkërive: Ndërkohë që për kurimin e këtyre sëmundjeve harxhohen 64,6 milard dollarë, 6 % është shuma e shpenzimeve të ndara nga buxheti vjetor. Në këtë kategori të sëmundjeve të mushkërive bëjnë pjesë azma, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive (KOAH). Shpenzimet për sëmundjen KOAH vazhdojnë të rriten ngadalë për shkak të pakësimit të nivelit konsumues të cigares dhe të gjetjes së kurave të reja.

Hipertensioni: Për kurimin e kësaj sëmundjeje harxhohen afërsisht 50,2 miliard dollarë. Nga buxheti vjetor përdoren 9%. Shpenzimet për presionin e lartë të gjakut sa vijnë e shtohen. Sepse doktorët tani po i kurojnë të sëmurët më ashpërsisht me ilaçe. Brenda kësaj kohe mund të gjenden ilaçe për presionin e gjakut si Norvacs, markë popullore shumë e shtrenjtë. Nëse doktorët do të këshillojnë ilaçe më të lira atëherë në të ardhmen këta shpenzime mund të ulen. 

Osteoartriti: Qeveria harxhon afërsisht 48 miliard dollarë për kurimin e kësaj sëmundjeje. Ndërsa përqindja e shfrytëzuar nga buxheti është 8%. Rritja e artriteve të belit mund të jetë shkak i rritjes së harxhimeve . Edhe obeziteti është një faktor rrezikues për artritet. Me shtimin e ilaçeve të shtrenjta si Vioxx dhe Celebrex në vitin 2000 u shtuan edhe më shumë shpenzimet për kurim. Ilaçi Vioxx duke pare se shtonte rrezikun e krizave të zemrës në vitin 2004 u hoq nga tregu. Ndërsa ilaçi Celebrex i shitur nga Pfizer nuk është aq popullor sa ilaçi i hequr nga tregu. 

Problemet e shpinës: Për kurimin e këtyre sëmundjeve harxhohen afërsisht 40,1 miliard dollarë. 9% është pjesa e ndarë nga buxheti vjetor. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e nxënë operacionet e palcës kurrizore. Një shkak i rritjes së shpenzimeve është edhe rritja e komplikacioneve të operacioneve të shpinës. Për kurimin e dhimbjeve të shpinës duket se ilaçet narkotike janë më popullore. Sipas një studimi të dhënë në revistën American Medical Association pohohet se gjithë këta shpenzime nuk ndihmojnë në përmirësimin e të sëmurëve.

Sëmundja e veshkës: Shuma që harxhohet për kurimin e sëmundjes së veshkave është afërsisht 35,9 miliard dollarë. Ndërsa pjesa e ndarë nga buxheti vjetor është 13%. Aparati i dializës ndryshoi mënyrën e kurimit të mungesës së veshkës. Një kurë tjetër e shtrenjtë e sëmundjes së veshkave është edhe hormoni eritropoietin (EPO), një ilaç i prodhuar nga firma Amgen për të kuruar aneminë tek të sëmurët me veshka.
 
Diabeti: Për kurimin e diabetit shpenzohen afërsisht 35,8 miliard dollarë. Ndërsa pjesa e ndarë vjetore është 8%. Ndërkohë që në Amerikë ka rreth 24 milion diabetikë në Turqi ka 3 milion e 200 mijë persona. Por kjo shifër sa vjen e rritet me përhapjen e obezitetit. Ndërsa shkaku i mosrritjes së harxhimeve është se një pjesë e madhe e diabetikëve vdesin nga sëmundjet e zemrës. Edhe këta harxhime vlerësohen të ndara.

Tigrat siberianë, “show” në vaktin e ngrënies

Picture
Të rrezikuar nga shfarosja dhe të mbrojtur në rajonin e Heilongjiang, në verilindje të Kinës, tigrat siberianë tani japin “shfaqje cirku” në vaktin e ngrënies. Autoritet e kanë shndërruar në biznes vaktin e ngrënies së këtyre tigrave, duke u marrë para turistëve që ndjekin sesi tigrat i turren pulave.

Me shumë gjasa, shoqatat në mbrojtje të kafshëve nuk do e kalojnë në heshtje këtë ngjarje. 

Dhjetë krizat më kritike të botës

Picture
"Organizata e Doktorëve Pa Kufi" paraqiti listën e dhjetë krizave më kritike të njerëzimit. Krizat më kritike sipas organizatës, ilustrimet e të cilave mund t'i shikoni në rubrikën e FotoGalerisë, u publikuan fillimisht në gazetën angleze "Daily Telegraph".


Ja dhjetë krizat:


1- Dhuna e ushtruar nga qeveria demokratike e Kongos ndaj civilëve në pjesën lindore të vendit.
2- Dhuna e ushtruar në Afganistan dhe mosndihma e civilëve me ndihma ushqimore. 
3-Mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe përdorimi i dhunës në Somali.
4-Dhuna dhe mosndihma e Jemenit verior.
5-Dhuna e shfaqur në jug të Sudanit dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore.
6-Mossigurimi i shumave të mjaftueshme të parave për të kuruar fëmijët e ushqyer keq. 
7-Civilët e rënë në grackë për shkak të luftës në Sri Lanka. 
8- Ndalesa e ndihmave të dhuruara për kurimin e sëmundjes AIDS/HIV.
9-Lënia në mëshirë të fatit e civilëve në Pakistan.
10- Nënvlerësimi i kurimit të sëmundjeve të ulcerës Buruli, Chagas, sëmundjes së gjumit, sëmundjes së etheve dhe mungesa e kërkimeve në lidhje me këto sëmundje.
 
Ja dhjetë vitet e ardhshme
Gazeta The Daily Telegraph mori në shqyrtim parashikimin 10 vjeçar të një grupi specialistësh mbi fusha të ndryshme si shkencë, teknologji, ambientalizëm. Ja dhjetë vitet e ardhshme sipas specialistëve: 

Çfarë do të ndryshojë në jetën tonë dhjetë vitet e ardhshme? Gazeta angleze The Daily Telegraph ia shtroi këtë pyetje specialistëve të fushave të ndryshme duke filluar nga mjekësia deri tek kinemaja , interneti, ambienti.

Gjenetika: sipas shkencëtarit dhe shkrimtarit gjenetik Max Pemberton kurimi gjenetik duke filluar që nga viti 2018 do të përbëjë një pjesë të rëndësishme të mjekësisë teknologjike. Por do të jenë të pakët njerëzit të cilët do mund ta shfrytëzojnë këtë teknologji. Do të analizohen më mirë shkaqet e sëmundjeve që shkaktojnë vdekshmërinë më të lartë si SIDA dhe kanceri, por pavarësisht zhvillimeve gjenetike, nuk do të ketë ndonjë përparim në kurimin e sëmundjes së Alzheimerit. Ndërsa në fushën e operacioneve do ketë zhvillim sepse do të përdoren aparaturat robotike.

Shkenca: sipas redaktorit dhe drejtuesit të revistës New Scientist Dr Roger Highfield në vitin 2010 do shohim fluturimet e fundit kozmike të NASA-s, garat hapësinore të së ardhmes do të zhvillohen në mes iniciatorëve privat. Për të pakësuar ndikimet e ndryshimeve klimaterike do të hidhen hapa të rinj përsa i përket rregullimit të planetit. 

Interneti: Sipas editorit teknologjik të gazetës The Daily Telegraph, Matt Warman, interneti do të përhapet në çdo fushë të jetës sonë. Supermarketet do të mbushin frigoriferin tonë të lidhur me internet. Do të na duket sikur vëzhgohemi jo nga shteti por nga kompani të mëdha. 

Teknologji: Sipas Biz Stone krijuesit të Twitter -it në dhjetë vitet e ardhshme telefonët celularë do të bashkëpunojnë me teknologjinë web për të na e lehtësuar jetën. Ndarja e lirë e njohurive do të hedhë hapat e pare drejt qytetarëve globalë, të cilët komunikojnë lirshëm, janë më të informuar dhe më të lidhur me njëri-tjetrin. 

Mjedisi: Sipas shkrimtarit për mjedisin të gazetës The Daily Telegraph dhjetë vitet e ardhshme do të jenë vitet më të nxehta. Do të ketë një shpërthim duke filluar që nga përdorimi i energjisë diellore e deri tek energjitë e riprodhuara. Ndërsa energjia nukleare nuk do të sjellë ndonjë përmirësim të nevojave për energji , deri në fund të vitit 2020 nuk do të hapet asnjë reaktor nuklear. Do të rriten më shumë ndikimet negative të celularëve mbi shëndetin. Për shkak të vazhdimit të shkrirjes së akullnajave do të përjetohen klima të thata shkretëtire. 

Kinema: Analisti i kinemasë për gazetën The Daily Telegraph mendon se pas filmit të James Cameron Avatar do ketë një shpërthim filmash të filmuar me teknologjinë 3D. Do ketë një rritje në prodhimet kinematografike jashtë Hollivudit. 

Muzika: Analisti për muzikën Neil McCormick, mendon se yjet globalë të muzikës do t’i shohim më pak. Ai parashikon se do të përhapet më shumë muzika vendase dhe ajo e cila shfaq forma të kundërta në vetvete. Boshllëku që do të krijohet nga pakësimi i programeve të talenteve do ta zërë shfaqja e yjeve të internetit dhe telemontazhit. Industria muzikore do të vazhdojë të ketë rënie, muzika si një praktikë aktive do të pasurohet më shumë.

Të jesh i suksesshëm në matematikë? Mendo me zë të lartë

Picture
Është verifikuar se ata nxënës të cilët mendojnë me zë të lartë dhe e shtrojnë problemin në forma të ndryshme, janë më të suksesshëm në matematikë. Sipas një lajmi të dhënë në gazetën italiane Corriere della Sera, shkencëtarët e universiteteve Ande të Venezuelës dhe Granada të Spanjës vëzhguan procesin e zgjidhjes së problemeve matematikore nga nxënësit e vitit të fundit të degës së matematikës. 

Shkencëtarët të cilët krahasuan mënyrën e zgjidhjes së problemit nga ana e nxënësve me kohën e zgjidhjes, provuan se nxënësit të cilët mendonin me zë të lartë dhe e zgjidhnin problemin me ndihmën e formave ishin më të suksesshëm se të tjerët. Shkencëtarët theksuan se zgjidhja e problemit me anë të formave nga ana e perceptimit matematikor dhe e zgjidhjes ndihmon në zhvillimin e një mendimi më elastik, ndërsa mendimi me zë të lartë luan një rol të rëndësishëm në përqendrim. 

Gjithashtu shkencëtarët pohuan se mendimi me zë të lartë i ndihmon njerëzit të kuptojnë gabimet dhe i këshilluan nxënësit që detyrat e matematikës t’i zgjidhin duke përdorur grafik, tabela dhe duke menduar me zë të lartë.

Meksikë, gatuhet torta më e madhe në botë

Picture
Në Meksiko Siti është vendosur rekordi për tortën më të gjerë dhe më të rëndë që është gatuar ndonjëherë. Torta e stërmadhe, e quajtur “Tre Mbretërit”, emri i një feste  të shënuar për popullin meksikan, peshon jo pak, por 10 mijë e 500 kilogram.

Torta është prezantuar para publikut në qendër të kryeqytetit meksikan ditën e dielë. “Rekordi i mëparshëm i tortës më të madhe ka qenë në qytetin e Hjustonit, në Teksas, një tortë e cila kishte një gjatësi prej 1 mijë metrash. Ndërsa torta aktuale ka një gjatësi prej 720 metrash, por peshon 10 mijë e 500 kilogram”, u shpreh guvernatorja e qytetit, Laura Velaskez.
 
Ëmbëlsira gjigante është ndarë në copa dhe iu është shpërndarë fëmijëve e të varfërve të periferisë së Meksikos. Ditën e “Tre Mbretërve”, e cila festohet më 6 janar, zakonisht familjet meksikane gatuajnë një tortë me fruta, që përmban figura të vogla të Jezusit fëmijë.